DeutschEnglishTürkçeShqiptarArabischKurdî

Ekip

Kush do të më këshillojë mua këtu?

Në këtë konsultim online punojnë vetëm gra! Ne jemi pedagoge dhe psikologe të arsimuara, vimë nga vende të ndryshme dhe flasim shumë gjuhë.

Nga puna jonë shumë vjeçare ne e dimë, që vajzat shpesh ndihen të vetmuara dhe që ato nuk kanë asnjë njeri, me të cilin do të mund të flasin lidhur me problemet e tyre.

Me kënaqësi mund të na shkruash, në rast se

  • ke stres në shtëpi
  • ke probleme psikike/ stres psikik
  • terrorizohesh psiqikisht apo ke stres në shkollë
  • përjeton dhunë
  • përjeton racizëm, diskriminim apo mënjanim
  • ke pyetje lidhur me dashurinë, shoqërinë, seksualitetin


Ne të marrim ty seriozisht! Së bashku me ty ne do të gjejmë një zgjidhje për problemin tënd, dhe do të mendojmë, se ç’farë të shërben ty. Ne këshillojmë në mënyrë anonime, pra askush nuk do të mësojë, që ti ke kontaktuar me ne.

Në rast se ti na shkruan neve, atëherë, zakonisht do të të përgjigjet gjithmonë e njëjta këshilltare, vetëm në rastet, kur ajo do të jetë e sëmurë apo me pushime. Atëherë përgjigjen tënde do ta marrësh nga ndonjë kolege e saj. Për këtë arsye është e rëndësishme për ne, që të gjitha këshilltaret t’i lexojnë mesazhet që vinë këtu. Edhe në këtë rast ti duhet të jesh e sigurt, që i gjithë stafi i nënshtrohet detyrimit të ruajtjes së fshehtësisë!

Stafi ynë: